Shkurt.ch
BE lejon kthimin e regjimit të vizave për Ballkanin!
Kjo masë mund të vlejë deri në gjashtë muaj. Shteti i BE-së duhet që atë ta kërkojë nga BE-ja ndërsa për tu miratuar, duhet vota e shumicës së shteteve anëtare
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në të ardhmen do të kenë të drejtë që në rast nevoje, të vendosin sërish regjimin e vizave për shtetasit e vendeve të Ballkanit. Këtë vendim e kane marrë ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së në takimin e mbajtur sot në Bruksel.
Zvicra, ndonëse nuk është anëtare e BE-së, si pjesë e Zonës Schengen mund të shfrytëzojë po ashtu këtë mundësi që e jep klauzola e re.
Një numër shtetesh të BE-së, mes të cilave edhe Gjermania dhe Franca kanë kërkuar prej kohësh nga BE-ja që ta lejojë këtë klauzolë emergjence. Kjo për faktin se ka gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, të cilët vijnë në këto vende duke përfituar nga regjimi pa viza dhe pastaj kërkojë azil.
Sipas vendimit më të ri, shtetet e BE-së kanë të drejtë që të rikthejnë regjimin e vizave ndaj një shteti në rast të “rritjes së papritur dhe substanciale” të numrit të emigrantëve ilegalë nga ai vend ose në rastet kur ka kërkesa të pabazuara azili, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Por kjo masë mund të merret vetëm si zgjidhja e fundit, e pashmangshme dhe mund të vlejë më së gjati deri në gjashtë muaj. Shteti i interesuar i BE-së duhet që këtë masë ta kërkojë nga BE-ja ndërsa për tu miratuar kërkesa duhet vota e shumicës së shteteve anëtare.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










