Shkurt.ch
BE lehtëson hyrjen e shtetasve të vendeve joanëtare
Autoritetet përkatëse të vendeve të BE-së në të ardhmen do të pranojnë edhe aplikimet online dhe do t`i përpunojnë ato më shpejtë
Të huajt nga shtetet jo anëtare të Bashkimit Evropian në të ardhmen do të kenë lehtësira sa i përket hyrjes në shtete e BE-së. Kjo do të bëhet e mundur përmes lehtësimit të procedurës së dhënies së vizave.
Lehtësimi konsiston në atë që autoritetet përkatëse të vendeve të BE-së në të ardhmen do të pranojnë edhe aplikimin ose kërkesën edhe në formën online. Veç kësaj ato, sipas kërkesë së bërë nga Komisioni Evropian, zotohen që këto kërkesa t`i përpunojnë më shpejtë se deri më tani.
Arseja e kësaj zbutjeje ka të bëjë me nevojën që ka BE për të tërhequr ekspertë, personel të kualifikuar nga vendet jashtë BE-së. Por nga kjo do të përfitojnë edhe studentët dhe artistët kur duan të bëjnë udhëtime nëpër Evropë.
Që këto lehtësime të hyjnë në fuqi duhet të pritet njëherë edhe miratimi i propozimit nga Parlamenti Evropian dhe nga shtete e BE-së veç e veç, shkruan srf.ch.
Duke qenë shtet nënshkrues i marrëveshjes së Schengenit, një ndryshim në këtë drejtim do të kishte rrjedhoja edhe për Zvicrën.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











