Bota
BE-ja kundërshton rinegocimin e marrëveshjes për Brexit

Shefi negociator i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se kufiri irlandez është pjesë e marrëveshjes së Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të rinegociohet.
Duke folur në Parlamentin Evropian, Barnier ka thënë se parandalimi i kufirit të ashpër është “zgjedhje e realizueshme”.
Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May, të kërkojë “marrëveshje alternative” për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.
Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
Ndalesa në këtë pjesë është “siguri” për të ndaluar kthimin e mallrave dhe njerëzve nga njëri vend në tjetrin.
Në rast se kjo ndalesë do të vazhdojë të qëndrojë, ajo do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar brenda unionit të doganave të BE-së, si dhe do të krijonte disa lehtësi në një treg të përbashkët.
Kjo ka qenë arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve në Parlamentin britanik, mirëpo Barnier ka thënë se një masë e tillë është e nevojshme që të përfshihet në marrëveshje, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se beson në “përkushtimin personal” të kryeministres May për të parandaluar “kthimin mbrapa në të kaluarën e errët”.
Në referendumin e 23 qershorit 2016, 17.4 milionë persona, apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja, derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind kanë votuar kundër Brexitit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor