Kosova
BE kërkon konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
BE-ja është shprehur e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane, për votimin e qytetarëve serbë të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia negociata për të gjetur një konsensus të nevojshëm për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë më tre prill, përcjell Albinfo.ch.
Stano, mes tjerash, ka potencuar se BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane për votimin e qytetarëve serbë të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.
“U takon të dyja palëve (Kosovë/Serbi) të përfshihen në negociata dhe të gjejnë një konsensus të nevojshëm. BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikat evropiane, por në fund të fundit, përgjegjësia për të gjetur një marrëveshje u takon të dyja palëve. Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, ua bëri këtë gjë shumë qartë homologëve të tij gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










