Jeta në Zvicër
BE: Jo negocimit me Zvicrën për Lëvizjen e Lirë
Liria e lëvizjes përbën njërin ndër parimet themelore të BE-së. Për këtë arsye nuk ka mundësi që ky parim të negociohet ose të kufizohet përmes kontingjenteve
Bashkimi Evropian përfundimisht ka bërë me dije se nuk pranon të negociojë me Zvicrën ndryshimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë. Një deklaratë rreth kësaj çështjeje e kanë votuar njëzëri sot në Bruksel ambasadorët e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. Deklarata i është dorëzuar ministrit të jashtëm dhe presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Didier Burkhalter, shkruansrf.ch
Në këtë deklaratë BE-ja sqaron se liria e lëvizjes përbën njërin ndër parimet themelore të saj. Për këtë arsye nuk ka mundësi që ky parim të negociohet ose të kufizohet përmes kontingjenteve.
Siç dihet, pas votimit me shumicë të Iniciativës kundër Migracionit masiv nga populli zviceran, Zvicra ka kërkuar nga BE-ja një negocim të ri të marrëveshjes për lëvizje të lirë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










