Kosova
BE-ja u bën thirrje partive politike në Kosovë të respektojnë vendimin e Kushtetueses
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë thirrje partive politike që të respektojnë plotësisht aktgjykimin dhe të punojnë për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të ri, raporton albinfo.ch.
Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, BE-ja ka theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimit të Kushtetueses dhe nevojën për arritjen e një kompromisi mes partive për formimin e institucioneve.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i bërë publik të premten, përcakton se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur dhe brenda një afati prej 30 ditësh nga konstituimi i legjislaturës. Sipas aktgjykimit, një kandidat për këtë post mund të votohet maksimumi tri herë, ndërsa të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në procesin e votimit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









