Lajme
BE-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë për vaksinimin
BE-ja nuk është përgjigjur në mënyrë të qartë se si i shohin kritikat nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit.
Mirëpo, BE-ja nuk është përgjigjur në mënyrë të qartë se si i shohin kritikat nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Serbia pati dërguar një sasi të kufizuar të dozave të vaksinave në veri të Kosovës në fund të dhjetorit, dhe kjo, nga Qeveria e Kosovës ishte konsideruar si akt “joligjor” duke paralajmëruar edhe masa.
Ndërsa në konferencën e fundit për media, vitin e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi vendi tij do të vazhdojë të kujdeset për njerëzit në Kosovë, duke shtuar se Serbia nuk rrezikon askënd duke dërguar një dozë vaksinash në veri të Kosovës.
Shqetësim për këtë veprim kishte shprehur edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti. Sipas një njoftimi nga Qeveria e Kosovës kjo çështje ishte ngritur në bisedën që Hoti kishte pasur me Komisionarin e BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Verhelyi.
Në anën tjetër, nga BE-ja vetëm konfirmuan se Verhelyi kishte biseduar me Hotin për fushatën e vaksinimit, dhe e kishte njoftuar atë me ndihmën që po e ofron BE-ja përmes dhënies së 70 milionë eurove shtesë për tërë Ballkanin Perëndimor, por nuk konfirmuan se dikush në emër të BE-së e kishte quajtur si “të papranueshme” dërgimin e vaksinave nga ana e Serbisë në veri të Kosovës.
Sipas disa burimeve në Bruksel këtë në bisedë e kishte shprehur vetëm Hoti, por jo edhe dikush nga BE-ja.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













