Lajme
BE-ja synon të pakësojë me 55% emetimet e gazeve
Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën një marrëveshje të përkohshme për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë me 55% deri në vitin 2030 në bllokun me 27 vende anëtare.
Synimi për vitin 2030 është pjesë e një objektivi më të madh për ta bërë BE-në neutrale nga karboni para vitit 2050.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se marrëveshja e vë BE-në “në një rrugë të gjelbër për një gjeneratë”.
“Është premtimi ynë i detyrueshëm për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, shtoi ajo.
Vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë marrëveshjen përpara se ajo të bëhet zyrtare.
Marrëveshja e së mërkurës vjen në prag të një samiti virtual dyditor, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden me udhëheqësit botërorë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ndryshimin e klimës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













