CH-Ballkani
BE-ja për protestat në Ballkan: Ndryshimet bëhen përmes proceseve demokratike

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, deklaroi të martën në Bruksel se mbështet plotësisht të drejtën e protestave dhe lirinë e shprehjes në Ballkanin Perendimor, mirëpo tha se e “dënon dhe është i papranueshëm çdo lloj i dhunës”.
Ai i porositi vendet e rajonin se “ndryshimet politike mund të bëhen vetëm përmes proceseve demokratike”, përfshirë zgjedhjet dhe se Bashkimi Evropian nuk do të jetë arbitër në atë se kush do të jetë në pushtet.
“Ata që kërkojnë prej nesh që të sigurojmë diku sundimin e ligjit, janë të njëjtit që besojnë se ne mund të hyjmë si forcë ushtarake të përjashtojmë qeverinë aktuale dhe të zëvëndësojmë atë me një tjetër. Ne nuk e kuptojmë kështu sundimin e ligjit, demokracinë dhe transparencën”, tha komisionari Hahn.
Në emër të institucioneve të Brukselit, ai u zotua se do të vazhdojnë të mbrojnë parimet evropiane, por e refuzoi dhunën si një mjet politik.
Komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn, së bashku me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini, takuan në Bruksel kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, theksoi se shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të shërbejë si një motiv për vendet e tjera në rajon, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Disa vende të Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, janë përfshirë nga protestat antiqeveritare. Të shtunën në Beograd protestuesit hynë me forcë në objektet e Radio Televizionit të Serbisë, duke nxitur reagimin e policisë dhe arrestimin e disa prej protestuesve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha një ditë më pas se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor