Koronavirusi: çast pas çasti
BE-ja i ndan 5 milionë euro Kosovës për ta luftuar Covid-19

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të ndajë 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, Dinka Zhivalj, zëdhënëse për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë.
“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, tha Zhivalj për Kohën.
Tutje, ajo theksoi se “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë”.
“Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, tha tutje Zhivalj.
Nga Zyra e BE-së kanë thënë gjithashtu se BE-ja, vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, dhe se këtë ndihmë, s’do ta ndalin.
Prej vitit 2014 deri tash, në një grafikë të detajuar nga BE-ja që ia ka dërguar Kohës, shihet se ajo ka ndihmuar Kosovën me 542.91 milionë euro në total, e këtu përfshihet edhe viti 2020 me një shumë prej 90 milionë eurosh të parapara.
Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 28, derisa bëhet thirrje e vazhdueshme për t’iu përmbajtur rekomandimeve dhe për të qëndruar në shtëpi, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz