BE-ja mund të rikthejë vizat
Fluksit të emigrantëve, Bashkimi Evropian mund t'i përgjigjet me rivendosjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor

Bazuar në rregullat e reja, për të cilat u arrit pajtueshmëri në Bruksel, qeveritë e Bashkimit Evropian do të kenë mundësi që shumë shpejt të rivendosin kërkesat për viza për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ka ndonjë fluks të papritur të emigrantëve.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, vendimi i ministrave të brendshëm të BE-së ka adresuar shqetësimet për një rritje të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Evropës Lindore, shumica prej të cilëve i takojnë komunitetit rom, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Shumica e qytetarëve nga Ballkani tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Një gjë e tillë ka bërë që të rritet numri i azilkërkuesve në disa vende të Evropës perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi.
Rregullat e reja, njofton Reuters, do ta lehtësonin anulimin e udhëtimit pa viza për shtete të caktuara.
Parlamenti Evropian ende duhet të diskutojë dhe të votojë për këto masa.
Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësuan udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi i dhanë të njëjtën mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan.
BE-ja është në proces të marrëveshjes për udhëtim pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?