Ukraina
BE-ja jep 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.
Pothuajse të gjitha paratë, 490 milionë euro, do të shpenzohen për armë dhe municione.
Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.
Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.
Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE-ja, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro.
Fondet vijnë nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri financues i BE-së që mund të përdoret për të forcuar forcat e armatosura në vendet partnere.
Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Gjermania financon rreth një të katërtën e këtyre shpenzimeve.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor