Koronavirusi: çast pas çasti
BE-ja i bën thirrje SHBA-së të rishqyrtojë vendimin rreth OBSH-së
Bashkimi Evropian u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta rishqyrtojë vendimin e saj lidhur me ndërprerjen e bashkëpunimit me OBSH-në, për shkak të menaxhimit të kësaj të fundit të situatës me pandeminë e koronavirusit.
“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen”, kanë thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Në këtë kontekst, në i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e saj”, është thënë po ashtu në deklaratë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar vendimin në fjalë, duke akuzuar këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme” në kohën kur SHBA-ja ka shprehur shqetësime për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara janë financueset më të mëdha të OBSH-së dhe largimi i tyre pritet të dobësojë këtë organizatë.
OBSH-ja nuk e ka komentuar ende vendimin e Trumpit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











