Lajme
BE investoi 150 milionë € në projektet kundër trafikim
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se rreth 300 projekte anti-trafikim janë financuar nga Komisioni Evropian me një vlerë prej 150 milionë eurosh kundër trafikimit
Përveç shitjes dhe konsumimit të marihunanës, trafikimi me qenie njerëzore mbetët sfidë për institucionet e Kosovës. Për të luftuar këtë skllavëri moderne, autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë u zotuan për të shtuar angazhimin në luftën kundër qenieve njerëzore.
Në hapjen e fushatës së vetëdijesimit kundër trafikimit, shefja e zyrës së BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, ka thënë se trafikimi me qenie njerëzore ka prekur edhe shoqërinë kosovare, madje sipas saj, për çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës shihen fëmijë duke kërkuar lëmoshë në rrugë.
Ajo ju ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që ti identifikojnë dhe ti ndëshkojnë trafikantët.
“Për BE-në luftimi i trafikimit më çështje njerëzore është top prioritet. Koordinatori i BE-së kundër trafikimit dje e ka ofruar një rishikim, një politikë dhe strategji e cila përkrahë implementim e strategjisë së BE-së, drejt çrrënjosjes së trafikimit më qenie njerëzore”, tha ajo.
Rreth 300 projekte anti-trafikim, sipas saj, janë financuar drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian me një vlerë totale prej 150 milionë eurosh.
“Trafikimi me qenie njerëzore është forma e skllavërisë moderne dhe kjo mund të quhet një industri multi-milionëshe ku i kthejnë njerëzit në mallra dhe e prishin ëndrrën e tyre për një jetë. Trafikimi është një nga aktivitetet me rritjen më të madhe në bashkëpunimin ndërkombëtarë të krimit, madje shfrytëzon edhe krizën aktuale të imigrantëve dhe shfrytëzimit të teknologjive moderne për rekturimin e viktimave”, tha ajo.
Ky fenomen, sipas saj, ka prekur edhe shoqërinë e Kosovës dhe kjo shihet në baza ditore, ku shihen fëmijët duke kërkuar lëmoshë në rrugë, po ashtu e shohim edhe keqtrajtime të të rinjve dhe të rejave “prandaj të gjithë bashkërisht duhet të luftojmë këtë krim ku secili nga ne kemi rol që të luajmë këtu”.
Jo vetëm Policia dhe Prokuroria, siç tha ajo, por edhe të tjerët duhet të identifikojnë dhe ti ndëshkojnë trafikantet.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se shumë njerëz anembanë botës janë duke u përballur me këtë fenomen të turpshëm dhe as Kosova nuk është e përjashtuar prej tij. “Ky fenomen duhet të parandalohet përmes veprimeve dhe masave konkrete”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se është momenti i duhur që të gjithë të bashkohemi, që të parandalojmë dhe luftojmë këtë krim, në të gjitha format e tij dhe njëkohësisht të bëjmë më shumë për mbrojtjen e viktimave të trafikuara.
Për të pasur sukses në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe në sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara, presidenti Thaçi ka thënë se patjetër që nevojitet një bashkëpunim i të gjithë mekanizmave dhe autoriteteve në nivelin shtetëror.
“Republika e Kosovës nuk mund dhe nuk do të qëndrojë e heshtur në luftimin e trafikimit me njerëz. Trafikimi me njerëz është një çështje që na prek të gjithëve dhe në të njëjtën kohë rrezikon të ardhmen e të gjithëve”, tha Thaçi, sipas të cilit, është përgjegjësi e çdo institucioni dhe çdo personi në Kosovë, që të angazhohet për t’i dhënë fund trafikimit me njerëz në të gjitha format e tij.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










