Bota
BE-ja ia jep Turqisë edhe 663 milionë euro
Në vitin 2016, BE-ja u zotua se do të japë deri në 6 miliardë euro për të mbështetur refugjatët
Komisioni Evropian do të dërgojë një pjesë të mëtejshme prej 663 milionë euro të fondeve që ra dakord me Turqinë, si pjesë e marrëveshjes për refugjatët të vitit 2016, njoftoi sot ekzekutivi i BE-së.
Paratë do të përdoren për të mbështetur programet e kujdesit shëndetësor dhe arsimit në Turqi, që është shtëpia e popullatës më të madhe të refugjatëve në botë. Turqia pret 4 milionë refugjatë, ku më shumë se 3,6 milionë janë nga Siria, raporton Gazeta Express.
Në vitin 2016, BE u zotua se do të japë deri në 6 miliardë euro për të mbështetur refugjatët në Turqi. Në këmbim, Ankaraja ra dakord të parandalojë ata të hyjnë në bllok, i cili është thellësisht i përçarë në lidhje me mënyrën e trajtimit të azilkërkuesve.
Në muajt e fundit, Turqia i ka kërkuar BE-së më shumë fonde dhe u ankua se paratë e premtuara nuk janë dorëzuar.
Sipas ekzekutivit të BE-së, kësti i ri i parave tashmë ishte caktuar, por tani do të dërgohet, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












