Lajme
BE-ja i kërkon Gjermanisë të heqë kufizimet kufitare
Komisioni i BE-së i ka kërkuar Gjermanisë të heqë kufizimet e saj të shtrënguara kufitare për Tirolin, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, duke theksuar se ato janë tepër “kufizuese”.
Disa rregullore janë joproporcionale ose të pajustifikuara, shkroi Komisioni i BE-së në një letër ankese Ambasadorit në BE të Gjermanisë, Michael Clauss, në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
“Ne besojmë se objektivi i kuptueshëm i Gjermanisë – për të mbrojtur shëndetin publik në një pandemi – mund të arrihet me masa më pak kufizuese”.
Aktualisht, vetëm gjermanët dhe të huajt me leje qëndrimi në Gjermani lejohen të hyjnë nga Republika Çeke, Sllovakia dhe pjesë të mëdha të rajoneve të Tirolit të Austrisë. Ka përjashtime për shoferët e kamionëve dhe udhëtarët.
Komisioni i BE-së tani pret një përgjigje brenda 10 ditëve të punës.
Letra të ngjashme janë dërguar në Belgjikë, Hungari, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, pasi Brukseli gjithashtu nuk pajtohet me këto masa kufitare, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










