Bota
BE, gati për Brexit pa marrëveshje
Marrëveshja nuk ishte kurrë një skenar i dëshirushëm për BE-në
Komisioni Evropian njoftoi sot se BE-ja është e gatshme për Brexit pa marrëveshje, duke theksuar se në rast të një skenari të tillë, Britania e Madhe do të pësonte më shumë dëme, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësja e KE-së, Natasha Berto, tha në një konferencë të rregullt për shtyp se largimi i Britanisë pa një marrëveshje nuk ishte kurrë një skenar i dëshirueshëm për BE-në.
“Pa dyshim që do të shkaktonte përçarje të konsiderueshme si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset, por gjithashtu do të kishte pasoja serioze negative ekonomike”, tha Berto.
Sipas saj, kjo do ta godiste më shumë Britaninë sesa 27 vendet anëtare të BE-së.
Berto citoi një deklaratë të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se nëse Brexit arrihet pa marrëveshje, “britanikët për fat të keq do të jenë humbësit më të mëdhenj”.
Në Londër, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u bëri thirrje Gjermanisë dhe Francës më herët të bëjnë kompromis për Brexit, duke deklaruar se vendi i tij do të ishte i gatshëm të largohej nga BE-ja pa një marrëveshje më 31 tetor.
Më parë, një zëdhënëse e kryeministrit britanik njoftoi se Johnson do të përcjellë mesazhin e saj për Brexit në takimet e kësaj jave me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














