Kosova
BE-ja, ende e pavendosur për masa ndaj Serbisë
Pret hetimet për ngjarjet në veri
Ende nuk ka masa ndaj Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Bashkimi Evropian është në pritje të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj që ka ndodhur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Kështu deklaroi më 27 shtator zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth kërkesave të disa shteteve anëtare për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
“Tash kemi një ndryshim të rëndësishëm të situatës, pas sulmeve terroriste të së dielës në Kosovë. Për ne është e rëndësishme që të zhvillohen dhe të përmbyllen hetimet. Dhe kur të kemi pasqyrën e qartë nga hetimet, çfarë ndodhi, kush qëndron prapa kësaj dhe kush është përgjegjës, pasi kjo të jetë e qartë, do të marrim vendimet e duhura”, tha Stano.
Në BE kërkohen masa ndaj Serbisë nëse dëshmohet lidhja me sulmet në Banjskë.
Ai përsëriti se masat ndëshkuese ndaj Kosovës – të vendosura në korrik për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për tensionet në veri – janë specifike, fleksibile dhe janë vendosur me pajtimin e shteteve anëtare. Po ashtu masat, sipas tij, mund të vendosen edhe ndaj Serbisë nëse kështu vlerësojnë shtetet anëtare.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











