Ukraina
BE-ja do të krijojë një platformë për rindërtimin e Ukrainës

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë koordinimi për rindërtimin e Ukrainës, pas përfundimit të luftës me Rusinë.
Kështu bëri të ditur këtë të hënë Presidentja e Komisionit Evropian,Ursula Von der Leyen.
Ajo tha se platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime dhe për të koordinuar veprimet e shteteve anëtare.
“Që nga fillimi i luftës, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 6.2 miliardë euro mbështetje financiare. Më shumë financime do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, theksoi Von der Leyen.
Platforma do të bashkojë vendet, institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile të vendeve të BE-së.
Ai do të përfshijë gjithashtu organizata ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve./Reuters
E-Diaspora
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc Maratonistja dhe alpinistja nga Zvicra shënon një arritje historike në majën më të lartë të Alpeve,...
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
-
Valon Behrami rrëfen rrugëtimin nga Kosova në futbollin elitar në librin “Ylli i Futbollit”
-
Endriti e Natyra, dy shqiptarët që sollën inteligjencën artificiale në DEF CON 33 në Las Vegas
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve