Kosova
BE dhe UNDP tërhiqen nga punimet në restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës
UNDP së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion pas polemikave dhe ngritjes së dilemave rreth figurës së Xhafer Devës i cili nga ambasadori gjerman është cilësuar si bashkëpunëtor i nazistëve.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian (BE) i kanë përcjellë me vemendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit.
Madje, për nisjen e restaurimit ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Johrn Rohde.
“Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribojë në kohezionin social, duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve. UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqertë për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar përmes njoftimit për fillimin e punimeve, por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës. UNDP dhe BE dënojnë fuqishëm antisemitizmin dhe ksenofobinë dhe manifestimet e tyre te shumta, duke përfshirë rritjen e intolerancës dhe fanatizmit ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve të cenueshme. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të pambrojturit, të promovojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të mbështesim lirinë, dinjitetin dhe të luftojmë dezinformimin. UNDP, së bashku me BE-në, kanë pezulluar punën në lokacion”, thuhet në njoftimin e tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










