Bota
BE-ja dënon dhunën nga regjimi në Venezuelë
Bashkimi Europian dënoi sot veprimet e dhunshme dhe përdorimin e forcës nga grupet e armatosura të regjimit në pushtet në Venezuelë për të penguar hyrjen e ndihmave humanitare në vend.
“Refuzimi i regjimit për të pranuar urgjencën humanitare po sjell një përshkallëzim të tensioneve”, kritikoi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini, në një deklaratë në emër të 28 shteteve anëtare të BE-së, shkruan Alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Ne kundërshtojmë përdorimin e grupeve të armatosura të parregullta për të frikësuar civilët dhe ligjvënësit që janë mobilizuar për të ndarë ndihma”, insistoi ajo.
“Informacione të frikshme flasin për trazira, veprime të dhunshme dhe për një numër në rritje të viktimave, në veçanti në zonat kufitare dhe mes komunitetit autokton pemon. Ne u kërkojmë menjëherë forcave të rendit dhe organeve të sigurisë të tregojnë përmbajtje, të evitojnë përdorimin e forcës dhe të mundësojnë hyrjen e ndihmave”, përfundon ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












