Lajme
BDI refuzon Tiranën, paraqet kushte për qeverinë e re
Mospjesëmarrja në takim me liderët e partive të tjera politike në Tiranë, nuk e ka penguar Ali Ahmetin t’i vë disa kushte për partitë partnere të koalicionit. Ahmeti i ka vënë 15 kushte për koalicion qeverisës
Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka refuzuar kërkesën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për t’i harmonizuar qëndrimet karshi partive maqedonase në formimin e qeverisë së re. Por, mospjesëmarrja në takim me liderët e partive të tjera politike në Tiranë, nuk e ka penguar Ali Ahmetin t’i vë disa kushte për partitë partnere të koalicionit.
BDI sot ka shpërndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte.
BDI, në mes tjerash kërkon dygjuhësinë në nivel shtetëror, buhet proporcional, hapjen e disa vendkalimeve me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, reforma në drejtësi, më shumë hapësira në Arsim, marrëveshja e Ohrit, etj.
Ndryshe, për herë të parë Maqedonia është në dorën e shqiptareve. Dy partitë e mëdha janë pothuajse barazim në rezultat dhe asnjëra nuk bën pa shqiptarët, pasi VMRO ka 51 deputetë, kurse LSDM 49. Ndërsa për formimin e qeverisë së re kërkohen 61 vota, shumica e thjeshtë.
Por as partitë shqiptare nuk bëjnë koalicionin pa BDI-në e Ali Ahmetit, e cila edhe pse nën presion arriti të marrë 10 deputetë. Ky, sië e përshkruajnë mediet shqiptare, është numri magjik që i ka rënë Ahmetit.
Burime në Shkup i kanë thënë TCH, se BDI-së nuk i ka pëlqyer afërsinë me Tiranën e deputetit Muhamed Zeqiri nga radhët e LSDM-së, bashkëpunëtor i Zoran Zaev, liderit të opozitës. Ky i fundit, të hënën kërcënoi që askush mos negocionte me ish-kryeministrin Gruevski për qeverinë e re.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











