Lajme
BDI: Ligji për branitellat rrezikon bashkëjetesën
Deputetja Ermira Mehmeti tha se Ligj është i njëanshëm, përjashtues dhe imponon në mënyrë arbitrare vullnetin e njërit komunitet
Partia më e madhe parlamentare e shqiptarëve në Maqedoni (BDI) e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, rikonfirmon qëndrimin e saj kur Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë, duke e konsideruar se ligj si i tillë, rrezikon bashkëjetesën dhe tejkalon parimet bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Këtë qëndrim të Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ritheksuar deputetja dhe zëvendëskoordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Ermira Mehmeti.
“Ne angazhohemi dhe punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të bërë zgjidhje të problemeve, jo për t’i thelluar hendeqet e ndarjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo është kohë për pajtim, jo për përçarje, bashkim, jo ndarje, mirëkuptim, jo keqkuptim”, tha Mehmenti, raporton INA
BDI, sipas saj, do të vazhdojë të kundërshtojmë miratimin e këtij ligji duke përdorur të gjitha mekanizmat institucionale të parapara me Rregulloren dhe Ligjin për Kuvendin e Maqedonisë. “Puna jonë është parimore, jo shantazhuese”, vazhdoi me tej deputetja e BDI-së.
Sipas saj, ky Ligj është kontrovers sepse është i njëanshëm, përjashtues dhe imponon në mënyrë arbitrare vullnetin e njërit komunitet. Kjo qasje, siç tha deputetja Mehmeti, është në kundërshtim me principet e demokracisë multietnike dhe të konsensusit etnik në shtetet etnikisht të përziera.
“BDI rikonfirmon se Republika e Maqedonisë ka nevojë për një ligj që e trajton dhe ka për qëllim zgjidhjen e problemit të pjesëmarrësve në konflikt… ky ligj duhet të jetë gjithëpërfshirës, që plotëson nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001, ashtu siç sugjeron dhe Komisioni Evropian”, theksoi Mehmeti.
Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë apo siç quhet shkurt “Ligji për branitellat” parashikon t’u krijoj mbështetje institucionale të gjithë atyre familjeve dhe personave të pjesëtarëve të policisë, ushtrisë dhe vullnetarëve maqedonas, që kanë humbur jetën ose janë plagosur në konfliktin e vitit 2001, kundër shqiptarëve.
Nga ky ligj përjashtohen familjet shqiptare që kanë pësuar nga ky konflikt, sikurse përjashtohen edhe invalidët edhe familjet e dëshmorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











