Maqedonia
Ja cilat komuna do të qeverisin shqiptarët në Maqedoninë Veriore
BDI 10 komuna, ASH 2, Lëvizja Besa 2, PDSH 1, kurse Alternativa 0 komuna
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë fituese absolute në Zgjedhjet lokale, duke fituar kështu 10 komuna, përfshirë këtu Likovën, Çairin, Sarajin, Tearcën, Bogovinën, Haraçinën, Kërçovën, Pllasnicën, Strugën, derisa Aleanca për Shqiptarët ka fituar vetëm dy komuna, edhe atë të Gostivarit dhe Vrapçishtit, ndërkohë që Lëvizja Besa ka fituar Tetovën dhe Zhelinën, PDSH ka fituar Studeniçanin, derisa Alternativa ka mbetur si parti e vetme, e cila nuk ka fituar asnjë komunë.
Me këtë rezultat del që Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar pjesën më të madhe të komunave shqiptare, me kthesë të veçantë në Haraçinë, duke e rikthyer kështu në duar përsëri këtë komunë dhe duke vazhduar të drejtojë edhe më tej shumë komuna të tjera shqiptare.
Këtë betejë politike në këto Zgjedhje lokale, BDI e ka bërë e vetme pa asnjë koalicion parazgjedhor, e duke kërkuar verdiktin nga populli.
Sa u përket votave për këshillat komunal, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 106 mijë vota, Aleanca për shqiptarët 49 mijë, ndërsa Lëvizja Besa vetëm 25 mijë vota, gjë që me këtë vërtetohet edhe një herë se BDI është partia fituese dhe më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











