Shqipëria
BBC shkruan për agroturizmin dhe kulinarinë shqiptare: Recetat e gjysheve, pasuri që po trashëgohet brez pas brezi
BBC i ka kushtuar një artikull të posaçëm agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, duke treguar se si recetat tradicionale janë ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi. Sipas medias britanike, Shqipëria po i rikthehet rrënjëve të saj të kuzhinës falë gjysheve kuzhiniere, të cilat u mësojnë të rinjve teknikat e gatimit të pjatave të hershme.
Në artikull theksohet se vendi ka kaluar dy periudha “amnezie kulinare” gjatë 80 viteve të fundit.
E para lidhet me periudhën komuniste (1946–1991), kur vendi u izolua plotësisht: librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u kufizuan, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat ishin të përhapura.
E dyta pasoi me rënien e komunizmit, kur rreth 710,000 shqiptarë, rreth 20% e popullsisë emigruan midis viteve 1989-2001. Me kohën, shumë prej tyre humbën lidhjen me recetat e vendit të origjinës, duke adoptuar kultura të reja gastronomike.
BBC thekson se, si pasojë e këtyre dy periudhave, në fillim të shekullit XXI shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar si të gatuanin kuzhinën tradicionale, përveç grave të brezave më të vjetër, të cilat ruajtën njohuritë dhe ritualet e përgatitjes së saj.
Sic raporton Top Channel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi ndaj këtij shkrimi, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë culinare në zhvillimin e sektorit të agroturizmit:
“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë.”
Artikulli i BBC-së vjen në një moment kur agroturizmi shqiptar po përjeton rritje të ndjeshme, duke u shndërruar në një prej shtyllave të promovimit të kulturës, turizmit dhe identitetit gastronomik të vendit.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern Turneu organizohet nga Misioni Katolik Shqiptar në Lucern më 21 mars 2026... -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
25-vjeçar shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri Ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e... -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë














