Shkurt.ch
Bazeli, në referendum për akuariumin prej 100 milionë frangash
Partia e Gjelbër dhe organizatat e mjedisit kanë arritur të detyrojnë një referendum mbi hapjen e një ‘Ozeanium’ që shfaqin krijesa detare dhe të ujërave të ëmbla nga e gjithë bota.
Kundërshtarët e projektit prej 100 milionë frangash (100 milionë dollarë), të planifikuara për hapjen në vitin 2024, arritën të mbledhin më shumë se dyfishin e numrit të nënshkrimeve që kërkohen për të nisur votimin. Kopshtin zoologjik të Bazelit, i cili është mbështetësi kryesor i Ozeanium, pritet ta vizitojnë 700.000 persona në vit.
Janë planifikuar rreth 40 akuariume, të cilat do të presin krijesa ujore si peshkaqenë, rreze, korale dhe pinguina. Ndërtesa, e projektuar nga arkitektë me bazë në Cyrih, Boltshauser Architekten, mund të akomodojë 1.000 njerëz në çdo kohë të caktuar, përcjell albinfo.ch.
Kundërshtarët e akuariumit thonë se nuk janë kundër kopshtit zoologjik të Baselit – që pranon rreth një milion vizitorë në vit – por ideja që kafshët për Ozeanium të ri do të importohen nga e gjithë bota. Kjo ka potencialin që të dërgoj në “vuajtjen e kafshëve” dhe “dobëson ekosistemet”, thonë ata.
Drejtori i kopshtit zoologjik të Bazelit, Olivier Pagan, kundërshton pretendimet e mbështetësve të referendumit. Sipas tij, duke parë krijesat në Ozeanium do të inkurajojë vizitorët të kujdesen për ekosistemet e tyre.
Votimi pritet të bëhet më 19 maj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












