Integrimi
Bavaria: Për refugjatët nga Ballkani, më së shumti 6 javë!
Landi i Bavarisë planifikon që azilkërkuesit e refuzuar (me vendim negativ) t`i strehojë në dy qendra të veçanta pranimi dhe kthimi. Sipas fazës së procedurës së paraparë, këta azilkërkues të cilësuar si “ekonomikë”, do të kthehen prej nga kanë ardhur, më së voni pas gjashtë javësh, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Në qendrën në fjalë do të zhvillohet e gjithë procedura, nga paraqitja e kërkesës për azil deri te vendimi për kthim, transmeton albinfo.ch.
Këtë synim e ka përmendur ministri i brendshëm i këtij landi Joachim Herrmann.
Me planet e Bavarisë është pajtuar edhe qeveria qendrore e Gjermanisë, thonë përgjegjësit, pasi që refugjatët që vijnë nga Evropa Juglindore nuk kanë bazë për të fituar azilin.
Por, duke e ditur se nuk kanë shanse të fitojnë azilin, refugjatët, sidomos ata të ardhur nga Shqipëria shpresojnë për “paratë e xhepit” prej 140 eurosh në muaj për person, shkruajnë mediet gjermane.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











