Lajme
Bavaria e do Kosovën në mesin e “vendeve të sigurta”
Për të kthyer më shpejtë azilkërkuesit, Landi i Bavarisë planifikon klasifikimin edhe të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si "vende të sigurta origjine"
Në Bavari qeveris CSU, Partia Cristiansociale Landi i qeverisur prej partisë kristiansociale. Kjo qeveri ka paraqitur të premten kërkesën përkatëse në Këshillin Federal (Bundesrat), për klasifikimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si vende të sigurta. Me një vendim të tillë autoritetet kanë mundësi që t’i refuzojnë aplikimet dhe t’i kthejnë azilkërkeusit nga këto vend përmes procedurave të përshpejtuara.
Kërkesa e bavarezëve argumentohet, se numri i azilkërkeusve nga këto tre vende të Ballkanit është rritur vrullshëm, por aplikimet për azil prej tyre megjithatë refuzohen si të paargumentuara. Nisma ligjore e Bavarisë iu dorëzua komisioneve përkatëse në dhomën e përfaqësimit të landeve.
Pas shpalljes së vendeve tjera të Ballkanit si “vende të sigurta” ishin rritur kërkesat që në këtë kategori të futen edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi, por e majta në nivel federal dhe në lande i kishte kundërshtuar këto kërkesa
Kjo nismë fitoi shtysë të re në valën e debatit të ndezur aktualisht në sfondin e dyndjes së madhe të azilkërkuesve nga Kosova që nga fillimi i vitit. Pasi federata u përpoq ta frenojë përmes formave të ndryshme këtë dyndje, aktualisht numri i azilkërkuesve kosovarë ka nisur të bjerë, shkruan dw.de.
Ipeshkvët: Një “Plan Mareshal” për Kosovën
Ndërkohë ipeshkvët katolikë në Bavari janë shprehur kundër nismës për ta shpallur Kosovën si vend të sigurtë origjine. Gjendja ekonomike e njerëzve në këtë vend është katastrofale, e paqendrueshme, thuhet në deklaratën të Konferencës së Ipeshkëve në Freising të publikuar ditën e enjte në kuadër të asamblesë së pranverës, që i zhvilloi punimet në Mynih.
Ipeshkvët i bënë thirrje BE-së, që të ndihmojë në ndërtimin e strukturave ekonomike dhe sociale të shtetit në Kosovë. Kryetari i Konferencës së Ipshkëve gjermanë, kardinali i Mynihut Reinhard Marx propozoi një lloj “plani Marshall” për Kosovën. Në këtë mënyrë mund t’u ndihmohet njerëzve, që ata të mund të qendrojnë në këtë vend.
Marx vuri në dukje, se ipeshkvët nuk e konsiderojnë me vend rregulloren, që refugjatët të kthehen në një shtet të deklaruar si “vend i sigurtë origjine”, shkruan dw.de. Ata bëjnë thirrje, që të ruhet rregullorja për shqyrtimin individualisht të çdo kërkese për azil.
Më tej Marx u shpreh, që të gjithë refugjatëve në Bavari t’u mundësohet një konsulencë për azilin, e cila në pjesën më të madhe do të jetë në përgjegjësinë e kishës. Ndonëse shteti i lirë i Bavarisë ndërkohë ka marrë përsipër pjesën më të madhe të kostove, ipeshvët duan që në bisedime me përgjegjësit nga politika të insistojnë për kushte më të mira.
Huber: Ndal abuzimit
Ministri i shtetit pranë kancelarisë së Bavarisë Huber ka kërkuar kategorizimit të Kosovës si evnd i sigurt duke iu referuar rritjes së vrullshme të kërkesave për azil prej të ardhurve nga Kosova. Vetëm mes fundit të dhjetorit 2014 dhe mesit të shkurtit 2015 kanë ardhur në Gjermani për të paraqitur kërkesë pë razil 25.000. Kuota e njohjes është jashtëzakonisht e ulët. Sipas Huber, ata që aplikojnë me pa të drejtë për azil u cënojnë bazën atyre, që “vërtetë kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihma”. Abuzimi me këtë të drejtë rrezikon edhe gatishmërinë në popull për t’u ndihmuar refugjatëve nga luftrat civile.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











