Basler Zeitung ndërron pronarin
Blerës i gazetës "Basler Zeitung" është biznesmeni nga Bazeli, themeluesi i Crossair, Moritz Sutter
Afera rreth implikimit të politikanit të njohur konservativ zviceran dhe miliarderit Christoph Blocher në udhëheqjen e gazetës “Basler Zeitung” ka marrë një zgjidhje të papritur.
Të ballafaquar me rezistencën e redaksisë dhe të opinionit, dy ish pronarëve, Tito Tettamanti dhe Martin Wagner nuk u mbeti tjetër veçse të tërhiqen nga biznesi. Ata madje, në procedurë të shpejtuar, kanë shitur gjithë Shoqërinë Aksionare Basler Zeitung medien AG. Blerësi fatlum është biznesmeni nga Bazeli, themeluesi i Crossair, Moritz Sutter.
Me të blerë këtë ndërmarrje, Moritz Sutter ka anuluar mandatin kontestues të ish udhëheqjes së ndërmarrjes me ndërmarrjen Robinvest AG, e cila është pronë e Blocherit. Pronari i ri ka bërë edhe ndryshime tjera por nuk e ka ndërruar kryeredaktorin e gazetës, Markus Somm, i cili po ashtu ishte kontestuar nga redaksia, si mbështetës i Blocherit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










