Sport
Basketboll, Shqipëria mundet nga Zvicra
Kombëtarja shqiptare e basketbollit e ka nisur me humbje aventurën e saj në eleminatoret e Europianit, “Slloveni 2013”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë është mundur nga përfaqësuesja zvicerane me rezultatin 56-71 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë.
Ndeshja është dominuar e gjitha nga skuadra zvicerane.
Shënuesi më i mirë për kombëtaren shqiptare ishte Ersid Luca me 12 pikë, ndërsa për përfaqësuesen zvicerane ishte Dushan Mlladjan me 24 pikë.
Ndeshja tjetër për përfaqësuesen e Shqipërisë do të luhet ditën e premte kundër Finlandës. Edhe në këtë ndeshje favoritë janë finlandezët.
Skuadra e Shqipërisë do të përballet më pas më 24 gusht me Polonin në Tiranë, dhe më 27 gusht me Belgjikën. Shanset për kualifikim për kuqezinjtë janë të vogla.
Sipas medieve të Tiranës, Basketbolli ka prej vitesh që lëngon, për shkak të investimeve të dobëta.
Zviceranët kanë bërë përparime dhe arritje të mëdha në lojën e grupit të tyre, duke pasur progres të vazhdueshëm. Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me 18 gusht me polakët, ndërsa më 21 gusht me belgët.
Kombëtarja e Zvicrës bën pjesë në grupin E së bashku me Shqipërinë, Belgjikën, Poloninë dhe Finlandën.
Shqipëri-Zvicër 51-76(10-20, 17-19, 15-22, 9-15)
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









