Bota
Bashkimi Evropian zbulon mashtrimin e kompanive gjermane
Bashkimi Evropian ka akuzuar prodhuesit gjermanë të makinave se janë mbledhur së bashku në një kartel në përpjekje për të penguar teknologjinë që synonte reduktimin e emetimeve të rrezikshme.
“Grupi Volkswagen që përfshin Volkswagenin, Audin dhe Porshin, si edhe BMW dhe Daimler, kanë punuar së bashku për të vonuar hyrjen në funksion të teknologjisë së re të reduktimit të emetimeve”, tha Komisioni Evropian. Një hetim paraprak doli në përfundimin se kompanitë kanë mbajtur takime të përbashkëta për të penguar konkurrencën në teknologjinë e emetimeve.
“Ne jemi të shqetësuar për çka ka ndodhur”, tha komisionerja evropiane për konkurrencën, Margrethe Vestager, transmeton “TCH”.
Si rezultat, shtoi ajo, konsumatorët evropianë janë privuar nga mundësia e blerjes së një makine me teknologjinë më të mirë të mundshme, përcjell albinfo.ch.
Komisioni tha se një nga teknologjitë ishte e projektuar për të filtruar emetimet në makinat me benzinë ndërsa një tjetër, do të reduktonte emetimet e dëmshme të oksidit të nitrogjenit nga makinat me naftë.
Vetë kompanitë e përmendura nuk kanë komentuar raportin, ndërkohë që është e paqartë për momentin se çfarë masash do të merren ndaj tyre, me mundësinë e një gjobe të majme që duket më e mundshmja.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












