Lajme
Bashkimi Evropian bie dakord të ndalojë importet e gazit rus në vjeshtën e vitit 2027
Një marrëveshje u arrit të mërkurën mes eurodeputetëve dhe shteteve të BE-së për të ndaluar të gjitha importet e gazit rus në Bashkimin Evropian në vjeshtën e vitit 2027. Qëllimi është t’i hiqet Moskës një burim i rëndësishëm të ardhurash që financon luftën e saj në Ukrainë.
Data e përfundimit të importeve në vjeshtën e 2027-s përfaqëson një kompromis mes Parlamentit Evropian, i cili kërkonte një ndalim më të shpejtë, dhe shteteve anëtare që kërkonin më shumë kohë.
“Ja dolëm”, u shpreh i kënaqur komisioneri evropian për energjinë, Dan Jorgensen. “Nuk do të ketë më përpjekje shantazhi. Nuk do të ketë më manipulim të tregut nga Putini. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën,” theksoi ai.
Rusia e dënoi menjëherë vendimin e BE-së, duke deklaruar përmes Kremlinit se Unioni “po e dënon veten” me energji “më të shtrenjtë” dhe me “përshpejtim të humbjes së ndikimit të tij”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












