Uncategorized
Bashkim L. është arratisur nga burgu, duke u lidhur me çarçafë
Me gjithë faktin se xhirimi nga videokamera e vëzhgimit tregon vetëm një person, konsiderohet se i arratisuri duhet të ketë pasur ndonjë ndihmë nga jashtë
Një “arratisje e denjë për filma“. Kështu e cilësojnë mediat zvicerane ikjen nga burgu i Friburgut të shqiptarit 35 vjeçar nga Kosova, Bashkim L. Ai ishte i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari, të kryer në vitin 2013.
Pak ditë pas arratisjes, mediat e këtushme njoftojnë për mënyrën se si ai ia ka dalë ta bëjë këtë ikje spektakolare. Është lidhur me disa çarçafë që i ka bërë bashkë njëri me tjetrin dhe kështu është lëshuar nga muri i burgut, shkruan sda.ch.
Para kësaj, Bashkim L. Ka dalë nga qelia e tij përmes një dritareje të sigurisë, me grila, dritare kjo që normalisht nuk mund të hapet. Kështu thotë sekretari gjeneral i drejtorisë së Kantonit të Friburgut për siguri dhe drejtësi, Didier Page, transmeton albinfo.ch.
Me gjithë faktin se xhirimi nga videokamera e vëzhgimit tregon vetëm një person, Page konsideron se i arratisuri duhet të ketë pasur ndonjë ndihmë nga jashtë. Kjo për faktin se për të tejkaluar masat e sigurisë së lartë që mbretërojnë në këtë burg, nevojiten vegla, mjete të forta. E ato, zakonisht nuk mund të gjenden në burg, ka shtuar ai.
Aktualisht janë duke u zhvilluar analizat e brendshme për të zbuluar pikat eventuale të dobëta në infrastrukturë ose në veprimet e sigurisë, si për shembull ato të personave që kanë punuar në ndërrimin e natës.
Bashkim L., i cili vazhdon të jetë i aratisur, konsiderohet si person i rrezikshëm, përcjell albinfo.ch. Kërkimi për të është duke vazhduar si në Zvicër ashtu dhe jashtë vendit. Tashmë është shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar për të. Policia konsideron se ai e ka lëshuar tashmë Zvicrën.
(Foto: Kapo Friburg)
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











