Shqipëria
Bashkëpunimi i Zvicrës me bizneset shqiptare
Bashkia e Kolonjës dhe RisiAlbania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur investimet në sektorin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike
Kultivimi dhe mbledhja e Bimëve Medicinale dhe Aromatike (BMA) në Shqipëri ka një histori të gjatë, por edhe një potencial të madh për zhvillim dhe rritje. Për të nxitur këtë potencial, projekti zviceran RISIAlbania ka iniciuar një bashkëpunim me bashkitë dhe aktorët e sektorit privat, në mbështetje të investimeve dhe krijimin të vendeve të punës në kultivimin organik të BMA-ve, shkruan albinfo.ch.

‘Kjo nismë iu mundëson të rinjve diversifikimin e burimit të të ardhurave, ndërkohë që njëkohësisht mbështet një zanat tradicional shqiptar’- u shpreh zëvendëskreu i Misionit, Patrik Meier, gjatë vizitës me Bashkinë e Kolonjës dhe partnerin e projektit në Prrenjas, Agro-MAP.
RisiAlbania dhe Bashkia e Kolonjës, e përfaqësuar nga Kryetari Erion Isai, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të nxitur kultivimin organik dhe përpunimin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike (BMA) në rajon. Ky bashkëpunim do të sjellë mundësi të reja për fermerët lokalë, duke tërhequr investime dhe krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë e zonës.

Kolonja ka një traditë të gjatë në mbledhjen dhe tregëtimin e Bimëve Medicinale dhe Aromatike, për shumë familje mbledhja e bimëve të egra është e ardhura kryesore. Megjithatë për shkak të mbishfrytëzimit, bimët në gjendje të egër po bëhen gjithnjë e më të rralla, gjë e cila nuk është vetem nje dëm ekologjik, por krijon vështirësi ekonomike për shume familje. Të rinjtë e zonës nuk e shikojnë si një sektor tërheqës për punësimin e tyre- gjë e cila do të thotë që në pak vite kohe, një formë tradite e të jetuarit mund të humbasë, transmeton albinfo.ch.

Për të adresuar për sa më sipër, Bashkia Kolonjë është duke marrë hapa konkretë për zhvillimin e sektorit të BMA-ve, për mbrojtjen e burimeve natyrale, dhe shndërrimin e ketij sektori në një punedhënës terheqës për të rinjtë. Kultivimi organik i BMA-ve nuk është i përhapur në Kolonjë, edhe pse do të ofronte një zgjidhje të qëndrueshme për këto probleme.

Bashkia, e mbështetur nga Këshilli Bashkiak i Kolonjës, synon të stimulojë investimet në kultivimin e BMA-ve në këtë rajon.
‘Mirëqënia e fermerëve është prioriteti ynë dhe pandemia e COVID-19 na tregoi se ne si qënie njerëzore duhet të fokusohemi më shumë te mjedisi, toka dhe bujqësia. Unë nuk shoh mënyrë më të mirë për t’iu përgjigjur krizes sesa duke nisur këtë bashkëpunim’- u shpreh Kryetari i Bashkisë, Erion Isai.
Stephan Joss, Drejtor i Projektit RisiAlbania dhe Koordinator Kombëtar i Helvetas në Shqipëri shtoi se ‘Kushtet agroekologjike të Kolonjës janë të përshtatshme për kultivimin organic të BMA-ve. Kjo nënkupton se Kolonja ka potencial për të tërhequr blerësit. Banorët e zonës kanë një shpirt sipërmarrës dhe Bashkia po krijon një mjedis mundësues. Këta katër faktorë na bëjnë të jëmi të sigurt se bashkëpunimi ynë do të jetë i sukseshëm. Për ne është kënaqësi që bashkëpunojmë me Bashkinë e Kolonjës përmes projekteve RisiAlbania dhe Bashki të Forta’.

Eksportuesit kanë filluar të tregojnë interes për të investuar në këtë zonë. Agro-Map Consulting është eksportuesi i parë që sapo ka lidhur kontratat me fermerët dhe kultivimet kanë filluar pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga COVID-19.
RisiAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Helvetas dhe Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. /Albinfo.ch

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














