Integrimi
Fotoja e gazetarit të albinfo.ch,e para në konkursin e “Knorr”
Në një konkurs për fotografi që kishte shpallur gjatë kësaj vere gjiganti i industrisë ushqimore „Knorr“ që ka selinë në Zvicër, vendin e parë e ka fituar fotografi i pasionuar shqiptar Visar Kryeziu me qëndrim në Cyrih.
Kryeziu me profesion është grafst i diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës ndërsa është i angazhuar edhe me shkrime, si bashkëpunëtor i albinfo.ch.
„Unë jam fitues i njërit nga dy çmimet e para që ka ndarë `Knorr`. Njëri çmim është për fotografitë e realizuara jashtë territorit të Zvicrës dhe tjetri për ato brenda Zvicrës. Pasi që fotografia ime është realizuar në Zvicër, mua më ka takuar ky çmim“, thotë Visari për albinfo.ch.
„E kam parë në gazetën 20minuten që kompania Knorr ka shpallur konkursin në fjalë. Kriteret ishin që të fotografosh një produkt të Knorr-it së bashku me një person. Sigurisht kërkohej ideja më e mirë, kreativiteti dhe `magjia`e fotografisë. Sapo e pashë këtë konkurs unë tashmë e kisha të gatshme idenë se çfarë fotografie do të bëj“, thotë Visar Kryeziu, i cili e ka pasion sidomos fotografimin e fëmijëve.
„Shkova me tre fëmijet e mi në liqenin e afërm Greifensee. Pranë liqenit shfrytëzova rastin që derisa vajza ime Stina po i ushqente mjellmat ta shkrepja një fotografi.
Vendosa aty pranë një produkt të `Knorr`-it dhe doli një fotografi e mrekullueshme“, shprehet Visari i cili madje shton se qysh para shkrepjes së aparatit ka qenë i sigurt se do ta fitonte vendin e parë.
Dhe, kjo siguri e tij ndërkohë ka marrë edhe legjitimimin zyrtar. Një juri profesionale, në mesin e qindra fotografive ka gjedhur pikërisht atë të Vusar Kryeziut. Krahas vlerës afirmuese, ky çmim ka edhe një vlerë materiale. Ai është i lidhur me një pushim për dy veta në vlerë prej 2500 frangash.
„Kjo fundja nuk ka aq rëndësi sa ka rëndësi fakti se fotografia ime ka dalë më e mira në mesin e qindra fotografive nga e gjithë Zvicra“, thotë Visari per albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














