Integrimi
Bashkëlojtarët luftojnë kundër dëbimit të Engjëllit
Engjull Muli është nga Kosova. Në Gjermani së bashku me familjen ka ardhur para rreth një viti ndërsa tash së shpejti mund ta riatdhesojnë.
Ka një vit që Engjulli është duke luajtur për skuadrën “Team 2004” në RW Hockstein, ku është marrë si përforcim, shkruan fupa.net. Por, pasi që familjes së tij i është refuzuar azili ata tash duhet të lëshojnë Gjermaninë.
“Kur Engjulli qe paraqitur te ne, nuk e dinte asnjë fjalë gjermanisht por megjithatë ai u integrua në ekipin tonë dhe ndërkohë e flet gjermanishten shumë mirë, gjë që e dëshmon edhe suksesi në shkollë” thotë trajneri Thomas Schmitz.
Prindërit e tij marrin pjesë në çdo aktivitet të klubit dhe janë të gjithanshëm, transmeton albinfo.ch. Babai i Engjullit me dëshirë do të punonte në Gjermani por atij i është dashur ta refuzonte një vend pune pasi që si azilkërkues nuk kishte të drejtë pune.
Djemtë e klubit “Team 2004” kanë vendosur që të ndihmojnë shokun e tyre të ekipit që të mos dëbohet nga Gjermania. Me vete e kanë edhe trajnerin. “Tash dhet të luftojmë për Engjullin”, thtë trajneri Schmitz.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











