Integrimi
“Bashkë me kukullat çorape”
Lindur nga bashkëpunimi tetëvjeçar mes studentësh dhe mësuesishnga Zvicra dhe Shqipëria, ai është njëkohësisht libërdidaktik dhe studim kërkimor
“Bashkë me kukullat çorape” mban titullin libri që promovohet në Solothurn. Me këtë rast autoret ftojnë dashamirësit shqiptarë të librit dhe të kulturës që të jenë pjesëmarrës në këtë promovim
Teatri ndërkulturor me figura është një formë pedagogjike, një akt krijues dhe një mjet i të kuptuarit ndërkulturor.
Lindur nga bashkëpunimi tetëvjeçar mes studentësh dhe mësuesish nga Zvicra dhe Shqipëria, ai është njëkohësisht libër didaktik dhe studim kërkimor.
Pjesa e parë me titull “Nga ndërtimi i kukullave tek loja e përbashkët”, e shoqëruar nga fillimi deri në fund me foto, mund të përdoret si një burim idesh për të krijuar vetë një lojë me figura.
Pjesa e dytë paraqet një larmi artikujsh mbi lojën me figura në kontekstin psikologjik, atë të praktikës mësimore, të formimit estetik si dhe në kontekstin e të mësuarit global. Në këtë pjesë gjenden gjithashtu edhe artikuj mbi përvojën në Projektin e
Partneritetit Veri–Jug të Shkollës së Lartë Pedagogjike FHNW dhe të Universitetit Luigj Gurakuqi, në kuadër të të cilit lindi edhe ky libër.
Ju ftojmë përzemërsisht në përurimin e librit “Bashkë me kukullat çorape” të autoreve Sabine Amstad, Christiane Lubos, Claudia Schuh (Botuese)
Përurimi bëhet të Premten, 18. Tetor 2013, Ora 18:00, Pädagogische Hochschule FHNW, Obere Sternengasse 7, 4502 Solothurn. Kontakti: [email protected] ; christiane.lubos
Dëshirojmë të festojmë së bashku me partnerët tanë shqiptarë. Përfshihuni, bëni njohje të reja, kontribuoni me një specialitet kulinar që të shijojmë një koktej sa më të larmishëm. Gëzojuni informacioneve dhe tavolinave me libra
Mirë se vini!
Jeni të mirëpritur, është i dëshirueshëm lajmërimi dhe jeni të mirë se ardhur edhe pa paralajmërim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











