Kosova
Bashkatdhetarët po rikthehen; pritjet, maltretuese
Vazhdojnë kolonat nëpër pikat kufitare
Bashkatdhetarët nuk po munden të shpëtojnë nga pritjet e kolonat e gjata nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare.Në bazë të këtyre statistikave, vërehet se kolonë ka në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.
Nga Dheu i Bardhë janë duke pritur një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, e kolona ka arritur deri në 550 metra.
Po ashtu kolonë në dalje të Kosovës ka edhe në Merdare. Atje qytetarët janë duke pritur gjysmë ore dhe kolona ka arritur deri në 250 metra, shkruan më tutje lajmi.net.
Ndërkaq në hyrje të Kosovës në këtë pikëkalim kufitar pritja është në suaza të normales dhe është vetëm 15 minuta. Sipas këtyre të dhënave nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritjet nuk janë më të mëdha se 15 minuta.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













