Integrimi
Bashkatdhetarët e bëjnë me shtëpi familjen Veliu
Një grup bashkatdhetarësh kosovarë që jetojnë në Gjermani janë bashkuar rreth Fondacionit “Besa” për t’ia ndërtuar një shtëpi familjes Veliu në fshatin Prekaz të Skenderajt
Pas një sakrifice disajavore “Besa” ia finalizoi shtëpinë çiftit Hetem dhe Lumnie Veliu.
Fondacioni “Besa” e ka selinë në Munih, ndërsa në ndërtimin e shtëpisë së familjes Veliu kanë kontributin 40 shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Çiftit Veliu të enjten i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re, në lagjen Nezaj në Prekaz.
Kjo familje me dy fëmijët e saj, deri më tani, jetonte në një shtëpi të improvizuar me kulm nga llamarina, që ua ndalte shiun. Dyshemetë nga dërrasa të kalbura, mure të vjetruara, gjësende të huazuara dhe të pamjaftueshme, kështu dukej sfondi i shtëpisë së vjetër.
Por, fal këtij fondacioni, me donatorë kompaninë “Bavaria” me seli në Ferizaj, dhe kompaninë gjermane “Wegu-Systembaustoffe” nga Munihu që merret me material ndërtimor, familja Veliu nuk do të jetojë më në kushte të rënda, por në shtëpi të re.
Anton Krasniqi, kryetar i këtij fondacioni ka thënë se fondacioni ka ndarë mjetet deri në inventarizimin e shtëpisë.
“Pas leximit të artikullit ne vendosëm që ta përkrahim me ndërtimin e shtëpisë dhe përkrahja jonë do të vazhdojë”, ka theksuar Krasniqi. Drejtues të fondacionit iu kanë bërë thirrje dhe donatorëve tjerë që të bashkëpunojnë për të ndihmuar familjet skamnore në Kosovë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











