Shqipëria
Basha: Ministri Xhafaj t’i nënshtrohet Ligjit antimafia
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët e kësaj partie ka thënë se të gjithë shqiptarët presin largimin e ministrit Xhafaj.
“Në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit antimafia”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Basha u shpreh se Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike. Ai thotë se ministri ndihmoi vëllain e tij “t’i shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit italian në Shqipëri, të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës, siç e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët”.
Një ditë më parë disa media raportuan se ministri Xhafa ka dhënë dorëheqje, por që më pas u mohua lajmi nga këshilltari i tij.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












