Koronavirusi: çast pas çasti
Baseli anulon ndeshjen kundër Eintracht-it
FC Basel nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt në qytetin e tyre, për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin
“Ndeshja e dytë (19 Mars) e raundit të dytë në Ligën e Evropës me Eintracht nuk do të zhvillohet në Bazel për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Zvicër”, njoftoi FC Basel në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë, klubi shtoi se ata besonin “disa qindra mbështetës mysafirë do të shkonin në Bazel dhe do të mblidheshin jashtë stadiumit gjatë ndeshjes”.
Vendimet vijnë pasi policia lokale vendosi të ndalojë ndeshjen në qytet dhe klubi nuk tregoi se ku mund të zhvillohej ndeshja.
Javën e kaluar, Liga Zvicerane e Futbollit pezulloi Super Ligën e vendit deri më 23 Mars në një përpjekje për të ndihmuar të përmbajë përhapjen e COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 3.800 njerëz në të gjithë botën.
Të kontaktuar nga AFP, UEFA tha se ata po “studionin të gjitha skenarët e mundshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












