Sport

Basel: Xherdan Shaqiri përballë Admir Mehmedit

Sot pasdite në stadiumin "St Jakob" të Baselit do të takohen Baseli me Zuerihun, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Zvicrës

Xhardan Shaqiri dhe Admir Mehmedi do të përballen me njëri-tjetrin, sot pasdite, në stadiumin “St Jakob” të Baselit, ku do të takohen ekipet e tyre, Baseli me Zuerihun, në kuadër të javës së pestë të Superligës së Zvicrës.

Të mërkurën mbrëma Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi luajtën së bashku për një fitore të përbashkët të Përfaqësueses së Zvicrës në ndeshjen miqësore me Lihtenshtajnin, që perfundoi me rezultat 2:1. “Ne njihemi një kohë të gjatë dhe jemi shokë të mirë. Edhe me ekipin U-21 kemi luajtur shumë ndeshje së bashku. Ne shkojmë shumë mirë së bashku dhe jemi të lumtur kur shohim njëri-tjetrin duke luajtur për Zvicrën”, ka thënë futbollisti më i mire i vitit, Xherdan Shaqiri. “Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ne luajmë kundër njëri-tjetrit. Në ndeshje të tilla, natyrisht se gjithkush dëshiron të shënojë fitore, kështu që njësoj është edhe me ne”, tha 19 vjecari, Shaqiri.

Zuerihi i Admir Mehmedit aktualisht është në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa Baseli i Shaqirit figuron i pesti me radhë me gjashtë pikë.

Mesfushori i Baselit deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol për Zvicrën, kurse Mehmedi ka dy ndeshje të luajtura me “helvetikët”.