Lajme
Barometri politik: Cili ministër merr notën më të lartë nga populli i Zvicrës
Alain Berset (PS) ka marrë vlerësimin më të mirë në konkurrencë me ministrat tjerë federalë. Kështu, nota e tij që del nga ky sondazh është 4.33
Sipas sondazhit më të fundit zgjedhor të publikuar nga Tamedia dhe “20 Minuten” të mërkurën, të Gjelbrit nuk mund të përsërisin suksesin e tyre historik zgjedhor të vitit 2019. Sondazhi online i kryer në dhjetor të vitit që iku, tregon se partia ka humbur 1.5 pikë përqindje dhe do të kishte aktualisht 11.7 për qind të votave.
Nga ana tjetër, SVP do të vazhdojë të jetë partia më e fortë në vend, transmeton albinfo.ch. Me një rritje prej 1.4 pikë përqindjeje në 27.0 për qind, ajo mund të rrisë paksa epërsinë e saj në krahasim me partitë tjera.
Liberalët e gjelbër (GLP) mund të rriten edhe më qartë në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës; sondazhi tregon një rritje prej 2.4 pikë përqindjeje më të madhe të votave. Megjithatë, me 10.2 për qind, GLP do të mbetet ende pas të Gjelbërve.
Anketa nuk parashikon ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikor për PS-në 16.2 për qind, FDP 15.4 dhe të mesmen (Mitte), 13.3%.
Anketa konfirmon tendencat e konstatuara nga barometri zgjedhor i SRG-së nga tetori i kaluar. Kjo parashikonte fitime të ngjashme për SVP dhe GLP.
Sidoqoftë, sondazhet janë fotografi të çastit; deri në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar mund të shfaqen trende të reja.
Berset merr notën më të lartë nga populli
Alain Berset (PS) ka marrë vlerësimin më të mirë në konkurrencë me ministrat tjerë federalë. Kështu, nota e tij që del nga ky sondazh është 4.33. Simpatizantët e PS atij i kanë dhënë notën 5.3 ndërsa ata të SVP-së, vetëm 2.67.
Vlerësimi i tij me notën më të lartë (jo vetëm në këtë sondazh), sipas njohësve të skenës politike zvicerane vjen në radhë të parë si rezultat i pranisë së tij të madhe mediale gjatë dy viteve të pandemisë.
Por edhe identifikimi i shumicës së popullatës zvicerane me politikën e ndjekur nga qeveria në lidhje me pandeminë është paqyruar në simpatinë e shprehur për ministrin e shëndetësisë, Alain Berset, transmeton albinfo.ch.
Paraqitja e tij “prej burrështetasi” ka po ashtu pjesën e saj në vlerësimin e lartë që i është bërë Bersetit në këtë sondazh, mendojnë njohësit e politikës zvicerane.
Nga ana tjetër, vetëm Ueli Maurer (SVP) me 3.75 dhe Ignazio Cassis (FDP) me 3.51 qëndrojnë nën notën 4.
Ajo që është e dukshme në këtë rast është se Maurer ka marrë notën pothuajse 5 të plotë nga mbështetësit e partisë së tij ndërsa Cassis vetëm 4.25 nga bashkëpartiakët e tij (FDP).
Këshilltarja Federale Viola Amherd (Qendra) ka arritur rezultatin e dytë më të mirë, e ndjekur nga këshilltarët federalë Guy Parmelin (SVP), Karin Keller-Sutter (FDP) dhe Simonetta Sommaruga (PS).
Për realizimin e këtij sondazhi janë pyetur afër 20 mijë respondentë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












