“Barometri i brengave” me radhitje të re
76 për qind të zviceranëve kanë frikë të mbeten të papunë. Kjo shifër është për 10% më e madhe se një vit më parë
Një sondazh i quajtur „barometri i brengave”, i bërë me porosi të bankës Credit Suisse ka regjistruar gjendjen momentale të asaj që brengos më shumë qytetarët zviceranë.
Besimi i zviceranëve në ekonominë, pas kalimit të krizës ekonomike globale, po shënon shenja ngritjeje, me gjithë faktin se vazhdon të mbetet në nivel të lartë brenga për papunësinë.
Janë 76 për qind të zviceranëve të anketuar që kanë frikë të mbeten të papunë. Kjo shifër është për 10% më e madhe se një vit më parë. Ndërkaq vetëm 7 për qind të të anketuarve brengosen për pagat e tyre, që është 9 % më pak se në sondazhin e fundit. Ndërsa më shumë se përgjysmë ka rënë numri i atyre që përmendin krizën ekonomike si njërën nga pesë brengat e tyre kryesore.
Integrimi i të huajve përbën njërën nga brengat më të mëdha që kanë shprehur qyetetarët zviceranë në këtë sondazh. Kjo problematikë i brengos 31 të të anketuarve dhe zë vendin e pestë, nga vendi i tetë që zinte në anketën e para një viti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











