Futboll
Bardhi vazhdon me Levanten, klauzolë 50 milionë euro
Mesfushori shqiptar ka vazhduar me skuadrën spanjolle deri në vitin 2022
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka rinovuar me klubin spanjoll deri në vitin 2022, me klauzolën që kap shifrën e 50 milionë eurove.
Negociatat midis palëve kanë qenë mjaft të avancuara prej kohësh, por tani Levante ka siguruar edhe për më vonë shërbimet e një prej futbollistëve kyç të skuadrës.
Gjithashtu, klubi dhe lojtari kanë lënë të hapur mundësinë e një rinovimi ekstra edhe për dy vite të tjera, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i kënaqur, ndihem mirë këtu, sidomos në muajt e fundit kam qenë si në shtëpinë time. Do të qëndroj për shumë vite tek Levante. I jam shumë mirënjohës të gjithë klubit për mikpritjen dhe mënyrën se si më kanë trajtuar që kur kam ardhur”, është shprehur mesfushori shqiptar.
Me fanellën e Levante-s, Bardhi ka shënuar dhjetë gola në 38 ndeshje, madje në sezonin e kaluar ishte i dyti pas Lionel Messit për gola me anë të goditjeve të dënimit.
Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Levantes, që këtë sezon ka një tjetër ritëm në La Liga.
Pjesë e skuadrës spanjolle është dhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, i cili aktualisht është duke vijuar fazën e rikuperimit nga një dëmtim në ligament.
RENOVADO | Enis Bardhi (@enisbardhi10): "Estoy muy contento por el año que llevo aquí y espero estar muchos más" pic.twitter.com/iZKxBaux9L
— Levante UD (@LevanteUD) October 23, 2018
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












