Integrimi
Bardhec Berisha, lexim letrar me tre poetë zviceranë
Në Entlebuch lexojnë: Pablo Haller, Dominik Brun dhe Beat Portmann si dhe autori me prejardhje shqiptare Bardhec Berisha
Katër autorë nga lokaliteti Entlebuch, kantoni Lucern, që migruan, kthehen për një orë letrare të përbashkët.
Fjala është për autorët më prejardhje nga Entlebuch-i, respektivisht kanë jetuar këtu: Pablo Haller, Dominik Brun dhe Beat Portmann si dhe autorin me prejardhje shqiptare Bardhec Berishën i cili ka jetuar dhe vepruar (në vitet e 80 – ta, të shekullit të kaluar) në rajonin e Entlebuchi-ut.
Pablo Haller dhe Beat Portmann janë autorë zviceranë të cilët kanë pasur edhe promovimet e veprës së tyre letrare në Kosovë, respektivisht në Klinë. Ata kanë qenë mysafirë të shoqatës së shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Romani “Etje” org. “Durst” i Beat Portmann është i përkthyer në gjuhën shqipe nga Bardhec Berisha (Edicioni Xenia). Pablo Haller ka edhe poezi të cilat ia ka kushtuar Kosovës siç janë: “Kosova, përshtypjet e para” (Kosovo, erste Eindrücke) dhe “Një vajzë me sy të bukur nga malsia” (Wide eyed lady of the highlands), njofton Bardhec Berisha për albinfo.ch.
Mbrëmja letrare me moton “Die Rückkehr” (Kthimi) mbahet më 30 prill, me fillim në orën 20 në Escholzmatt. Entlebuch.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Prill 2016
- Ora20:00
- LokacioniLucernë
- Data e përfundimit27 Mars 0000 - 20:16
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











