Shqipëria
Banorët braktisin Durrësin, fluks i madh në Stacionin e trenit
Duket se për shumë banorë të Durrësit, ky qytet nuk është më i sigurt për të jetuar.
Pas ikjes masive të njerëzve pasditen e së enjtes e në ditët që vijuan, edhe mëngjesin e kësaj të premteje në Stacionin e trenit ka shumë njerëz që kanë vendosur të largohen drejt zonave të tjera të vendit.
Frika për shumë prej tyre nuk ka kaluar ende.
Ndërkohë agjencitë e udhëtimit që nga dita e tërmetit janë përballuar me fluks të jashtëzakonshëm kërkesash për të udhëtuar jashtë vendit.
Banorët që janë akoma në Durrës tregojnë se shumica e atyre që janë larguar kanë zgjedhur të strehohen në Pogradec, Korçë, Gramsh, Cërrik dhe Peqin, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














