Shkurt.ch

Bankat private në krizë

Reth një e treta e bankave private zvicerane vitin 2013 e kanë mbyllur me humbje.

Në një analizë të raporteve vjetore të 94 institucioneve financiare gjithashtu thuhet se dy të tretat e tyre janë përballur me një performancë të përkeqësuar të biznesit.

Në një studim të përbashkët të Universitetit të St Gallenit dhe firmës konsulente KPMG thuhet se gjendja e këtillë rezulton nga konsolidimi i përshpejtuar i sektorit bankar privat.

Më 2014 është vërejtur një rritje e konsiderueshme e transaksioneve në bankat private, thuhet në deklaratën për media të KPMG.