Zhvillim
Bankat kosovare thyen rekord, 81 milionë euro fitim
Viti 2015 në Kosovë mund të konsiderohet i humbur në aspektin legjislativ, integrues, ekonomik, diplomatik e politike. Por, vetëm një sektor ka shënuar rekord në rritje buxhetore. Ky është sistemi bankar i Kosovës, i cili brenda njëmbëdhjetë muajve shënoi fitim rekord në 15 vjetët e fundit, 81 milionë euro.
Në bazë të publikimeve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, bankat arritën fitim neto jo më pak se 81.3 milionë euro, shifër kjo e pa arritur ndonjëherë nga sistemi bankar në Kosovë.
Viti 2015 po ashtu u karakterizua me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi, që sipas raportit për informatat mujore të sistemit financiar të publikuar nga BQK-ja, shihet se norma efektive e interesit për kredi në muajin nëntor të këtij viti zbriti në 8.2 për qind, krahasuar me 9.9 për qind që ishte në muajin nëntor të vitit 2014.
Vlera e kredive në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.01 miliardë euro, krahasuar me 1.86 miliardë euro që ishte në fund të muajit nëntor të vitit 2014, me rritje vjetore prej 8.3 për qind, raporton gazeta ekonomia.
Po ashtu, rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre në fund të muajit nëntor të vitit 2015 arriti në 2.63 miliardë euro, krahasuar me 2.5 miliardë euro në muajit nëntor 2014, pra kishte rritje vjetore rreth 5 për qind.
Por, ajo që vërehet sivjet në sektorin bankar është reduktimi i thekuar i numrit të punëtorëve në banka. Ky numër në muajin nëntor të vitit 2015 është 3,387 punëtor në banka, krahasuar me 3,514 sa ishin në muajin nëntor të vitit 2014. ka një largim nga punë të më shumë se 800 punëtorëve.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










