Shkurt.ch
Bankat kantonale shkëmbejnë dokumentet në “Offshore Leaks”
"SonntagsZeitung" ka bërë publike transaksione konkrete të „oazës tatimore“
“SonntagsZeitung” ka publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me „oazën fiskale“ në lidhje me rastin “Offshore Leaks” ku përmendet disa nga bankat kantonale të Zvicrës.
“SonntagsZeitung” ka bërë publike transaksione konkrete të „oazës tatimore“.
Në një rast, për shembull, një biznesmen në fazat të ndryshme ka paguar njëherë 500.000, pastaj 740.000 dollarë dhe 1.7 milion dollarë nga Zelanda e Re nga një kompani “Offshore Leaks” në një bankë kantonale të Zvicrës.
Njëra nga bankat ka dyshime rreth vërtetësisë së dokumenteve, shkruan “SonntagsZeitung“.
Mediat nga 46 vende të botës kanë publikuar të enjten lajmet në lidhje me operacionet e fshehta të kompanive të ashtuquajtura „Offshore“.
“SonntagsZeitung” ka bërë publike se në Zvicër rreth 300 njerëz dhe 70 kompani janë të prekur nga ky skandal. Për disa javë, gazeta zvicerane “Le Matin“ ka analizuar së bashku me një rrjet të gazetarëve nga e tërë bota fenomenin „Offshore-Leaks“ duke hulumtuar rreth 2.5 milion dokumente të llogarive bankare, e-maile, fakse dhe kopjet e pasaportave.
“Offshore Leaks“ mund të shihen nga këndvështrimi pozitiv në Zvicër thotë të paktën një prej kritikëve të sistemin financiar zviceran.
Hans Eichel, ministër i financave nga SPD në vitet 1999-2005, në një intervistë për “SonntagsZeitung „ thotë se Zvicra qëndron mirë sa i përket shpëlarjes së parave dhe parave të “zeza” me standardet ndërkombëtare.
Duket se mediat kanë publikuar të dhënat sekrete në mbarë botën të 130.000 njerëzve nga 170 vende që i fshehin paratë e tyre në „oazat tatimore“, për shkak se fokusi është përqendruar në vendet e tjera që janë shumë më të prekura. Kjo i referohet më shumë Singaporit, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, thotë Eichel.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










